Sport Ndërkombëtar

Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

Derbi i xhiros së 17-të të Premier Leagues angleze i ka takuar skuadrës së Liverpoolit. Liverpooli të shtunën mbrëma fitoi 2:1 ndaj Tottenham Hotspurit në udhëtim. Ndeshja nuk nisi mirë për Tottenhamin. Që nga minuta e 33-të, Tottenhami, mbeti me një futbollist më pak në fushë pasi holandezi Xavi Simons u ndëshkua direkt me karton

Besnik Batusha

Derbi i xhiros së 17-të të Premier Leagues angleze i ka takuar skuadrës së Liverpoolit. 

Liverpooli të shtunën mbrëma fitoi 2:1 ndaj Tottenham Hotspurit në udhëtim. 

Ndeshja nuk nisi mirë për Tottenhamin. Që nga minuta e 33-të, Tottenhami, mbeti me një futbollist më pak në fushë pasi holandezi Xavi Simons u ndëshkua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Virgil van Dijkut. 

Pjesa e parë përfundoi baras pa gola. Me fillimin e pjesës së dytë te Liverpooli në lojë u inkuadrua sulmuesi suedez, Alexander Isak. 

Ishte Isak që i kaloi në epërsi “Të Kuqtë” në minutën e 56-të. Por katër më pas, ai u detyrua të largohet nga fusha për shkak të një lëndimi. 

Hugo Ekitike i dyfishoi shifrat në të mirë të kampionit në fuqi të Anglisë, Liverpoolit, në minutën e 66-të. 

Tottenhami e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 83-të me golin që e shënoi sulmuesi Richarlison. Por goli i brazilianit në fund nuk mjaftoi për t’ia rrezikuar fitoren Liverpoolit. 

Tottenhamit iu përjashtua nga loja edhe mbrojtësi Cristian Romero në minutën e 93-të për shkak të ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë. 

Për Liverpoolin është fitorja e tretë radhazi në të gjitha garat. Ndërkohë për Tottenhamin është disfata e dytë rresht në elitën angleze. Liverpooli me këtë fitore është ngritur në pozitën e pestë me 29 pikë. 
Tottenhami është në mesin e tabelës me 22 pikë.

Liverpooli

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions