Sport Ndërkombëtar

Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi, është ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga. Gazeta spanjolle “AS” ka shkruar të hënën për lojtarët që e kanë pranuar më së shpeshti këtë edicion çmimin si më i miri i ndeshjes. Pas çdo dueli në La Liga, ndahet çmimi “MVP” për lojtarin më të dalluar. Reprezentuesi i

Besnik Batusha

Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi, është ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga.

Gazeta spanjolle “AS” ka shkruar të hënën për lojtarët që e kanë pranuar më së shpeshti këtë edicion çmimin si më i miri i ndeshjes.

Pas çdo dueli në La Liga, ndahet çmimi “MVP” për lojtarin më të dalluar. Reprezentuesi i Kosovës, Muriqi, ka pranuar pesë herë çmimin si lojtari më i mirë.  Nga pesë herë janë vlerësuar edhe Jorge de Frutos, Aaron Escandell dhe Nico Williams.

Ndërsa sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, është futbollisti që plot nëntë herë u shpall më i miri i ndeshjes.

31-vjeçari Muriqi është duke kaluar formë të mirë këtë edicion.

Sulmuesi nga Prizreni në 16 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar nëntë gola. Ai është futbollisti kryesor i Mallorcas në fazën e sulmit.

Skuadra e Muriqit, Mallorca, ka 18 pikë dhe e zë vendin e 13-të në La Liga.

La LigaMuriqi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions