Sport Ndërkombëtar

Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

Napoli e ka mbyllur vitin 2025 me fitore. Napolitanët të dielën mbrëma fituan 2:0 ndaj Cremoneses në udhëtim, në ndeshjen që i takoi javës së 17-të të kampionatit italian. Për Napolin shkëlqeu sulmuesi danez, Rasmus Hojlund, duke i shënuar dy golat e fitores. Hojlund që është i huazuar te Napoli nga Manchester Unitedi për 1:0

Besnik Batusha

Napoli e ka mbyllur vitin 2025 me fitore. Napolitanët të dielën mbrëma fituan 2:0 ndaj Cremoneses në udhëtim, në ndeshjen që i takoi javës së 17-të të kampionatit italian.

Për Napolin shkëlqeu sulmuesi danez, Rasmus Hojlund, duke i shënuar dy golat e fitores.

Hojlund që është i huazuar te Napoli nga Manchester Unitedi për 1:0 realizoi në minutën e 13-të.

Me asistim të mesfushorit skocez, Scott McTominay, 22-vjeçari Hojlund, golin e dytë e shënoi në minutën e 45-të.

Për Napolin ishte fitorja e tretë radhazi në të gjitha garat. Ndeshjen te kampioni në fuqi i Italisë, Napoli, e kompletoi kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Rrahmani ishte prej më të dalluarve te skuadra e tij.

Napoli është në pozitën e dytë me 34 pikë. Lider është Milani me një pikë më shumë. Cremonese e zë vendin e 12-të me 21 pikë.

HojlundNapoliRrahmani

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions