Sporte Tjera

Ndeshjet e basketbollit shtyhet për shkak të zgjedhjeve, rifillojnë më 7 janar

Ndeshjet e basketbollit shtyhet për shkak të zgjedhjeve, rifillojnë më 7 janar

Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), të përcaktuara me Statut dhe në Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së, më 22.12.2025, Bordi i FBK-së shqyrtoi situatën e krijuar si pasojë e vendimit përfundimtar të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas të cilit palestrat sportive nuk do të jenë në dispozicion

Besnik Batusha

Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), të përcaktuara me Statut dhe në Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së, më 22.12.2025, Bordi i FBK-së shqyrtoi situatën e krijuar si pasojë e vendimit përfundimtar të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas të cilit palestrat sportive nuk do të jenë në dispozicion për zhvillimin e aktiviteteve sportive duke filluar nga data 22 dhjetor 2025.

Si rrjedhojë, Bordi konstatoi se Federata e Basketbollit të Kosovës ndodhet në pamundësi objektive për zhvillimin e xhirove të rregullta të garave, si dhe të ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës në ProCredit Superligë, të planifikuara për datat 24 dhe 25 dhjetor 2025.

Me qëllim të ruajtjes së integritetit të garave, sigurimit të qartësisë organizative dhe shmangies së pasigurive në planifikimin sportiv, si dhe duke marrë parasysh propozimin e Kryetarit të FBK-së, z. Arben Fetahu, për riorganizimin e kalendarit të garave, dhe mbështetjen e shprehur nga një pjesë e konsiderueshme e klubeve, Bordi i FBK-së vendos:

• Që të miratojë Kalendarin e Përditësuar të Garave për edicionin 2025/26, sipas të cilit vazhdimi i edicionit garues do të bëhet nga data 7/8 janar 2026, me zhvillimin fillestar të ndeshjeve të Kupës së Kosovës, e më pas vazhdimin e garave të rregullta në ProCredit Superligë, si dhe zhvillimin e Ligës Unike – Meshkujt, në përputhje me kalendarin e ri të miratuar.

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare