Sport Ndërkombëtar

Qëllohet për vdekje futbollisti i Kombëtares së Ekuadorit

Qëllohet për vdekje futbollisti i Kombëtares së Ekuadorit

Futbolli i Ekuadorit është tronditur nga lajmi i hidhur për vdekjen e futbollistit të njohur Mario Pineida. 33-vjeçari, i cili kishte përfaqësuar vendin e tij në 9 ndeshje ndërkombëtare dhe ishte pjesë e skuadrës Barcelona SC, humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri. Tragjedia ndodhi në një incident të dhunshëm, ku gruaja e tij

Besnik Batusha

Futbolli i Ekuadorit është tronditur nga lajmi i hidhur për vdekjen e futbollistit të njohur Mario Pineida. 33-vjeçari, i cili kishte përfaqësuar vendin e tij në 9 ndeshje ndërkombëtare dhe ishte pjesë e skuadrës Barcelona SC, humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri.

Tragjedia ndodhi në një incident të dhunshëm, ku gruaja e tij gjithashtu u qëllua, ndërsa nëna e tij mbeti e plagosur, shkruan Indeksonline

Mario Pineida njihej për profesionalizmin e tij në fushë dhe përkushtimin ndaj skuadrës dhe Përfaqësueses kombëtare. Humbja e tij e papritur ka tronditur tifozët dhe shokët e tij të skuadrës, që e kujtojnë si një lojtar të palodhur dhe një njeri me zemër të madhe.

33-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadrat e njohura si, Fluminense dhe El Nacionali./

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions