Sport Ndërkombëtar

Supergol i Florent Muslijës nga korneri

Supergol i Florent Muslijës nga korneri

Florent Muslija ka shënuar supergol nga goditja e këndit. Ai edhe asistoi në një tjetër gol të shënuar nga Fortuna Dusseldorfi. Por, shkëlqimi i mesfushorit me tipare sulmuese të Kosovës, nuk i ka mjaftuar Fortuna Dusseldorfit, që të shtunën barazoi me Greuther Furthin. Ndeshja e xhiros së 17-të e Bundesligës 2, u mbyll baras, 2:2.

Besnik Batusha

Florent Muslija ka shënuar supergol nga goditja e këndit. Ai edhe asistoi në një tjetër gol të shënuar nga Fortuna Dusseldorfi. 

Por, shkëlqimi i mesfushorit me tipare sulmuese të Kosovës, nuk i ka mjaftuar Fortuna Dusseldorfit, që të shtunën barazoi me Greuther Furthin. 

Ndeshja e xhiros së 17-të e Bundesligës 2, u mbyll baras, 2:2. 

Para se ta realizonte supergolin, Muslija asistoi fillimisht në minutën e 24-t për 1:0, në golin që e shënoi sulmuesi zviceran, Cedric Itten. 

Më pas, 27-vjeçari realizoi nga korneri për 2:0, në minutën e 65-të. 

Ai luajti deri në minutën e dytë të kohës shtesë. Muslija ka tri gola e një asistim në edicionin aktual të kategorisë së dytë të futbollit gjerman. 

Muslija një gol të shënuar e një asistim i ka edhe në Kupën e Gjermanisë. 

Dusseldrofi është i 16-ti me 17 pikë, dy më shumë se Greuther Furthi, në pjesën e poshtme të tabelës.

Florent MuslijaFortuna Dusseldorfi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions