Sport Ndërkombëtar

Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

Napoli ka publikuar një video të këndshme të Amir Rrahmanit pas triumfit në finalen e Superkupës së Italisë. Në video, kapiteni i Kosovës shihet me Elif Elmas, lojtarin e Napolit nga Maqedonia e Veriut. Rrahmani e prezanton shokun e ri. Natyrisht, e ka fjalën për trofeun e Superkupës, jo Elmasin. “Sonte jam këtu me një

Besnik Batusha

Napoli ka publikuar një video të këndshme të Amir Rrahmanit pas triumfit në finalen e Superkupës së Italisë.

Në video, kapiteni i Kosovës shihet me Elif Elmas, lojtarin e Napolit nga Maqedonia e Veriut.

Rrahmani e prezanton shokun e ri. Natyrisht, e ka fjalën për trofeun e Superkupës, jo Elmasin.

“Sonte jam këtu me një shok tjetër. Jo me këtë, por me këtë”, thotë Rrahmani, ndërsa kamerën fillimisht e kthen kah Elmas e më pas kah trofeu i Superkupës që e mban në dorë.

Një festë të tillë Rrahmani kishte bërë edhe pas triumfit në Serie A.

Napoli të hënën mbrëma fitoi Superkupën e Italisë, duke triumfuar 2:0 në finale ndaj Bolognas. Në gjysmëfinale, po me 2:0 e kishte mposhtur Milanin.

Mbrojtësi i qendrës ishte prej më të mirëve në finale. 31-vjeçari me Napolin ka dy tituj të Serie A dhe tani edhe një Superkupë.

Me Dinamo Zagrebin kishte fituar dy tituj të Kroacisë dhe një kupë kroate.

VIDEO:

Amir RrahmaniSuperkupa

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions