Sport Ndërkombëtar

Trajneri i Baselit i del në mbështetje Shaqirit

Trajneri i Baselit i del në mbështetje Shaqirit

Trajneri i Baselit, Ludovic Magnin, i ka dal në mbështetje Xherdan Shaqirit për penalltinë e humbur ndaj St. Gallenit. Baseli të dielën barazoi pa gola me St. Gallenin, në ndeshjen që ishte e vlefshme për javën e 15-të të elitës së futbollit zviceran. Ylli i Baselit, Shaqiri, ishte i pafat pasi nuk u tregua mjaftueshëm

Besnik Batusha

Trajneri i Baselit, Ludovic Magnin, i ka dal në mbështetje Xherdan Shaqirit për penalltinë e humbur ndaj St. Gallenit. 

Baseli të dielën barazoi pa gola me St. Gallenin, në ndeshjen që ishte e vlefshme për javën e 15-të të elitës së futbollit zviceran. 

Ylli i Baselit, Shaqiri, ishte i pafat pasi nuk u tregua mjaftueshëm i saktë nga pika e bardhë në minutën e 52-të. Goditja e tij u ndal nga portieri.

34-vjeçari Shaqiri humbi penallti edhe më 9 nëntor në disfatën që e pësoi Baseli nga Lugano me rezultatin, 1:0.

Trajneri Magnin në konferencë për shtyp deklaroi se edhe shumë yje të futbollit kanë humbur penallti, duke e mbështetur Shaqirin. 

“Është padyshim për të ardhur keq që Shaqiri humbi dy penallti kur rezultati ishte 0:0. Lojtarët më të mirë në botë kanë humbur penallti. Shaqiri sigurisht që nuk ka nevojë për ndihmë”, u shpreh 46-vjeçari Magnin. 

Shaqiri këtë edicion ka dhjetë gola dhe dhjetë asistime në 24 paraqitje. Ai është sulmuesi kryesor i Baselit.

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions