Sport Ndërkombëtar

Trofeu i gjashtë sezonal për PSG-në e Luis Enriques

Trofeu i gjashtë sezonal për PSG-në e Luis Enriques

Paris Saint-Germaini fitoi ndaj Flamengos në finalen e Kupës Interkontinentale dhe e kompletoi edicionin historik me gjashtë trofe të fituar. Skuadra e madhe franceze triumfoi edhe në Ligue 1, Kupën e Ligës, Kupën e Francës, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës. Dhe kështu ka bërë vend në mesin e pak skuadrave që e kanë

Besnik Batusha

Paris Saint-Germaini fitoi ndaj Flamengos në finalen e Kupës Interkontinentale dhe e kompletoi edicionin historik me gjashtë trofe të fituar. Skuadra e madhe franceze triumfoi edhe në Ligue 1, Kupën e Ligës, Kupën e Francës, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës.  

Dhe kështu ka bërë vend në mesin e pak skuadrave që e kanë regjistruar këtë sukses të jashtëzakonshëm. 

PSG-ja të mërkurën në stadiumin “Ahmad bin Ali” në Al Rayyan të Katarit, fitoi në ekzekutimin e penalltive 2:1, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 1:1. 

Khvicha Kvaratskhelia shënoi për parisienët në minutën e 38-të, ndërsa Jorginho i barazoi shifrat në minutën e 62-të për skuadrën braziliane. 

Në penallti për PSG-në të saktë ishin Vitinha dhe Nuno Mendes, derisa dështuan Ousmane Dembele dhe Bradley Barcola. Dembele dështoi vetëm një ditë pasi e fitoi çmimin e FIFA-s si lojtari më i mirë i vitit. Nicolas de la Cruz e shënoi golin e vetëm për Flamengon, ndërsa Saul Niguez, Pedro, Leo Pereira dhe Luiz Araujo nuk arritën të realizonin. 

Nën drejtimin e Luis Enriques, PSG-ja e përfundon një sezon të paharrueshëm. Suksesin me gjashtë trofe e kishte mbyllur vetëm Barcelona e vitit 2009 dhe Bayern Munichu i vitit 2020.

PSGTrofeu i gjashtë

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions