Sport Ndërkombëtar

Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

Skuadra e futbollit, Arouca, luajti 1500 kilometra larg Portos, ku e ka selinë, në kuadër të xhiros së 15-të të kampionatit të Portugalisë. Luajti kundër Santa Claras në Ishujt Azore që janë në pjesën veriore të Atlantikut. Në udhëtimin shumë të gjatë, Arouca barazoi pa gola. Dhe mori pikë të vlefshme në garën për mbetje

Besnik Batusha

Skuadra e futbollit, Arouca, luajti 1500 kilometra larg Portos, ku e ka selinë, në kuadër të xhiros së 15-të të kampionatit të Portugalisë. 

Luajti kundër Santa Claras në Ishujt Azore që janë në pjesën veriore të Atlantikut. Në udhëtimin shumë të gjatë, Arouca barazoi pa gola. Dhe mori pikë të vlefshme në garën për mbetje në elitën portugeze. Aroucan në ishujt në mes të oqeanit, për ku fluturimi zgjat katër orë, e përcolli vetëm një tifoz. 

Ndeshjen tifozi e shikoi i vetëm. Por ajo që ndodhi pas ndeshjet fitoi simpatinë e shumë njerëzve. Të gjithë lojtarët e Aroucas shkuan dhe e përshëndetën dhe u përqafuan me tifozin e veçantë.
Videoja e këtij momenti është shpërndarë shumë.

WHAT A STORY 🇵🇹❤️

An amazing moment in Portuguese football as a single Arouca fan traveled over 900 miles west from mainland Portugal to the Azores Islands to watch his club take on Santa Clara.

After the match, the entire squad went over to greet him 👏pic.twitter.com/9fSSuNVxed

— Men in Blazers (@MenInBlazers) December 22, 2025
AroucaPortugali

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions