Sport Ndërkombëtar

Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, mund të jetë startues te skuadra e Juventusit në ndeshjen ndaj Pisas, shkruan të hënën “Ilbianconero”. Juve të shtunën nga ora 20:45 luan në udhëtim te Pisa, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të të Serie A. Zhegrova mund ta zëvendësojë portugezin Francisco Conceiçao në krahun e djathtë të

Besnik Batusha

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, mund të jetë startues te skuadra e Juventusit në ndeshjen ndaj Pisas, shkruan të hënën “Ilbianconero”.

Juve të shtunën nga ora 20:45 luan në udhëtim te Pisa, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të të Serie A.

Zhegrova mund ta zëvendësojë portugezin Francisco Conceiçao në krahun e djathtë të sulmit.

Conceiçao u lëndua të shtunën në derbin ndaj Romës dhe pritet të mungojë ndaj Pisas. Conceiçao shënoi gol në fitoren 2:1 të Juves ndaj Romës.

23-vjeçari Conceiçao u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 61-të dhe në vend të tij u inkuadrua Zhegrova, që kishte paraqitje pozitive në fazën ofenzive ndaj Romës.

Zhegrova në kampionatin italian ende nuk ka paraqitje nga minuta e parë. Një paraqitje si startues e ka ndaj Pafosit në Ligën e Kampionëve.

Në total këtë edicion ka luajtur vetëm 174 minuta.

JuventusZhegrova

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions