Sport Ndërkombëtar

Asllani fiton penallti në fitoren e Hoffenheimit

Asllani fiton penallti në fitoren e Hoffenheimit

Fisnik Asllani fitoi penallti të cilën në gol e shndërroi Andrej Kramariq në fitoren 3:1 të Hoffenheimit ndaj Union Berlinit. Ndeshja e luajtur të shtunën mbrëma i takoi xhiros së 20-të të Bundesligës gjermane. Asllani në minutën e 42-të u pengua në zonën e 16-metërshit nga Leopold Querfeld dhe arbitri kryesor akordoi penallti për Hoffenheimin.

Besnik Batusha

Fisnik Asllani fitoi penallti të cilën në gol e shndërroi Andrej Kramariq në fitoren 3:1 të Hoffenheimit ndaj Union Berlinit.

Ndeshja e luajtur të shtunën mbrëma i takoi xhiros së 20-të të Bundesligës gjermane.

Asllani në minutën e 42-të u pengua në zonën e 16-metërshit nga Leopold Querfeld dhe arbitri kryesor akordoi penallti për Hoffenheimin. Kroati Kramariq ishte i saktë nga penalltia për 1:0.

Tre minuta më pas, 34-vjeçari Kramariq e shënoi edhe golin e dytë.

Mbrojtësi portugez, Diogo Leite, shënoi autogol në minutën e 47-të për 3:0.

Golin e vetëm për Union Berlinin e realizoi Rani Khedira në minutën e 68-të.

Sulmuesi i Kosovës, Asllani, luajti deri në minutën e 78-të. Ndërsa Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari e kompletuan ndeshjen.

Hoffenheimi është në ecuri shumë të mirë të rezultateve. Ka pesë fitore radhazi.

E zë vendin e tretë me 42 pikë. Union Berlini ka 24 pikë në pozitën e nëntë.

Fisnik AsllaniHoffenheimi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions