Sport Ndërkombëtar

Barcelona e fiton Superkupën e Spanjës, mposht Real Madridin

Barcelona e fiton Superkupën e Spanjës, mposht Real Madridin

Raphinha ka shkëlqyer me dy gola për t’ia mundësuar Barcelonës triumfin në garën për Superkupë të Spanjës.Në finale, të dielën mbrëma, Barcelona fitoi 3:2 ndaj Real Madridit. Finalja u zhvillua në Jeddah të Arabisë Saudite. Barcelona e ka fituar Superkupën spanjolle për herë të 16-të, që është rekord. Real Madridi mbetet me 13 trofe të

Besnik Batusha

Raphinha ka shkëlqyer me dy gola për t’ia mundësuar Barcelonës triumfin në garën për Superkupë të Spanjës.
Në finale, të dielën mbrëma, Barcelona fitoi 3:2 ndaj Real Madridit.

Finalja u zhvillua në Jeddah të Arabisë Saudite.

Barcelona e ka fituar Superkupën spanjolle për herë të 16-të, që është rekord. Real Madridi mbetet me 13 trofe të Superkupës.

Finalja ishte dramatike, por u dominua nga Barça.

Golin e fitores 3:2, braziliani Raphinha e shënoi në minutën e 73-të. Ai realizoi me asistim të Dani Olmos, ndërsa topi u devijua rrugës për në portë.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 2:2. Raphinha shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 36-të.
Vinicius Junior barazoi në 1:1 në minutën e dytë shtesë. Ai shënoi supergol pas një depërtimi individual. Në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë për 2:1 në të mirë të Barcelonës shënoi Robert Lewandowski.

Por 21-vjeçari Gonzalo Garcia shënoi në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë për 2:2.

BarcelonaReal Madrid

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions