Sporte Tjera

Bekë Berisha zgjidhet kryetar i Sigal Prishtinës, Plisat kundër

Bekë Berisha zgjidhet kryetar i Sigal Prishtinës, Plisat kundër

Bekë Berisha është zgjedhur kryetar i klubit të basketbollit Sigal Prishtina. Kështu ka mësuar të enjten KOHA nga disa delegatë të pranishëm në Kuvendin Zgjedhor. Berisha ka marrë shumicën e vota për t’u bërë kryetar i ri i KB Prishtina. Kundër kanë votuar tifo-grupi “Plisat”. Shkaku i pakënaqësive “Plisat” dolën publikisht kundër kryesisë së vjetër.

Besnik Batusha

Bekë Berisha është zgjedhur kryetar i klubit të basketbollit Sigal Prishtina. Kështu ka mësuar të enjten KOHA nga disa delegatë të pranishëm në Kuvendin Zgjedhor.

Berisha ka marrë shumicën e vota për t’u bërë kryetar i ri i KB Prishtina. Kundër kanë votuar tifo-grupi “Plisat”. 

Shkaku i pakënaqësive “Plisat” dolën publikisht kundër kryesisë së vjetër. Kishin shpalosur pankarta të madhe me mbishkrime fyes.

Ndër të tjera “Plisat” kishin shkruar se klubi po keqmenaxhohet.

“Plisat” nuk janë ndalur së kërkuari ndryshime. Edhe për zgjedhjen e Berishës si kryetar kanë votuar kundër.

Bekë Berisha ishte kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, ndërsa do të jetë edhe deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e Kosovës.

Bekë BerishaSigal Prishtina

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare