Sport Ndërkombëtar

Bislimi ndaloi futbollistët që mund të shkaktonin skandal të madh

Bislimi ndaloi futbollistët që mund të shkaktonin skandal të madh

Uran Bislimi ka ndaluar një përleshje të mundshme që do të shkaktonte skandal të madh te skuadra e Luganos në miqësoren ndaj Viktoria Plzenit. Në minutën e 72-të, sulmuesi gjerman Kevin Behrens, e shtyu dhe e rrëzoi në tokë bashkëlojtarin grek, Georgios Koutsias, e më pas i bërtiti duke i thënë që të rrinte i

Besnik Batusha

Uran Bislimi ka ndaluar një përleshje të mundshme që do të shkaktonte skandal të madh te skuadra e Luganos në miqësoren ndaj Viktoria Plzenit.

Në minutën e 72-të, sulmuesi gjerman Kevin Behrens, e shtyu dhe e rrëzoi në tokë bashkëlojtarin grek, Georgios Koutsias, e më pas i bërtiti duke i thënë që të rrinte i qetë.

34-vjeçari Behrens ishte duke vrapuar pas topit, duke bërë presing në mbrojtjen kundërshtare. Për një moment, u kthye me shpejtësi nga sulmuesi tjetër Koutsias.

“Ku është problemi”, është dëgjuar duke bërtitur Behrens në gjuhën angleze.

VIDEO

Më pas ishte mesfushori Bislimi që i ndau dy futbollistët, teksa Koutsias ishte në tokë.

Behrens nuk u ndëshkua me kartonë, edhe pse veprimi i tij i dhunshëm zakonisht ndëshkohet me të kuq.

Ndeshja përfundoi me fitore 4:2 të skuadrës çeke.

Klubi zviceran pas ndeshjes tha se do të merren masa disiplinore për të dy lojtarët e përfshirë.

LuganoUran Bislimi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions