Sport Ndërkombëtar

Chelsea fiton në fund superndeshjen ndaj West Hamit

Chelsea fiton në fund superndeshjen ndaj West Hamit

Chelsea e ka fituar në fund superndeshjen ndaj West Ham Unitedit me përmbysje të rezultatit 3:2. West Hami e mbylli pjesën e parë në epërsi prej dy golave ndaj Chelseat. Jarrod Bowen e kaloi në epërsi West Hamin në minutën e shtatë. Shifrat i dyfishoi Crysencio Summerville në minutën e 36-të. Chelsea shkëlqeu në pjesën

Besnik Batusha

Chelsea e ka fituar në fund superndeshjen ndaj West Ham Unitedit me përmbysje të rezultatit 3:2.

West Hami e mbylli pjesën e parë në epërsi prej dy golave ndaj Chelseat.

Jarrod Bowen e kaloi në epërsi West Hamin në minutën e shtatë. Shifrat i dyfishoi Crysencio Summerville në minutën e 36-të.

Chelsea shkëlqeu në pjesën e dytë duke i realizuar tre gola për përmbysjen e madhe.

Joao Pedro e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 57-të. Rezultatin në 2:2 e barazoi Marc Cucurella në minutën e 70-të. Dhe goli i Enzo Fernandezit në minutën e 92-të ia siguroi fitoren Chelseat.

Në sekondat e fundit kishte tensione të ashpra mes dy skuadrave ku direkt me karton të kuq u ndëshkua mbrojtësi i West Hamit, Jean-Clair Todibo.

Chelsea është lartë në tabelë me 40 pikë. West Hami mbetet në pozitën e 18-të me 20 pikë.

Chelsea

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions