Sport Ndërkombëtar

Hadërgjonaj përfshihet në ekipin ideal të javës në Turqi

Hadërgjonaj përfshihet në ekipin ideal të javës në Turqi

Florent Hadërgjonaj shkëlqeu në fundjavë me ekipin e tij Alanyaspor. Futbollisti kosovar shënoi gol dhe e dhuroi një asistim ndaj Fenerbahçes në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të të Superligës turke. Për këtë, faqja e specializuar – Sofascore e ka përfshirë lojtarin e krahut të djathtë në ekipin ideal të javës në Turqi. Përfaqësuesi

Besnik Batusha

Florent Hadërgjonaj shkëlqeu në fundjavë me ekipin e tij Alanyaspor.

Futbollisti kosovar shënoi gol dhe e dhuroi një asistim ndaj Fenerbahçes në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të të Superligës turke.

Për këtë, faqja e specializuar – Sofascore e ka përfshirë lojtarin e krahut të djathtë në ekipin ideal të javës në Turqi.

Përfaqësuesi kosovar është vlerësuar me notën 8,5, njëherësh prej më të lartave të këtij ekipi special.

Përpos që kontribuoi në repartin defanziv, Hadërgjonaj kontribuoi edhe në fazën ofanzive me harkimet e tij.

Në formacionin ideal të javës Hadërgjonaj e gjen veten në mesin e yjeve të futbollit turk.

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions