Juventusi mposht thellë Napolin

Juventusi ka fituar bindshëm përballë kampionit në fuqi të Italisë, Napolit, dhe vazhdon ecurinë pozitive të rezultateve. Të dielën në “Allianz Stadium”, Juventusi fitoi 3:0. Nuk kishte minuta për Edon Zhegrovën që ishte në bankën rezervë te vendësit, ndërsa Amir Rrahmani ishte i lënduar dhe nuk luajti te Napoli. Te Juventusi në bankën rezervë ishte
Juventusi ka fituar bindshëm përballë kampionit në fuqi të Italisë, Napolit, dhe vazhdon ecurinë pozitive të rezultateve.
Të dielën në “Allianz Stadium”, Juventusi fitoi 3:0. Nuk kishte minuta për Edon Zhegrovën që ishte në bankën rezervë te vendësit, ndërsa Amir Rrahmani ishte i lënduar dhe nuk luajti te Napoli.
Te Juventusi në bankën rezervë ishte edhe portieri i talentuar, 17-vjeçari Raffaele Huli, që luan për “Juventus Primavera” dhe grupmoshat e Shqipërisë.
Jonathan David në pjesën e parë, dhe Kenan Yildiz e Filip Kostiq në pjesën e dytë, i shënuan golat e fitores për “zonjën e vjetër”.
Juventusi tani ka 42 pikë dhe zë vendin e pestë. Napoli e ka një pikë më shumë.



