Sport Ndërkombëtar

Konfirmohet largimi i Sterlingut nga Chelsea

Konfirmohet largimi i Sterlingut nga Chelsea

Raheem Sterling nuk do të jetë më futbollist i Chelseat, pas shkëputjes së kontratës me marrëveshje të dyanshme. Kështu është bërë e ditur të mërkurën nga “blutë” e Londrës. 31-vjeçari që luan në krah, ishte njëri prej lojtarëve që përfitonte më së shumti në klub, por nuk ka qenë i pëlqyer nga trajnerët e Chelseat

Besnik Batusha

Raheem Sterling nuk do të jetë më futbollist i Chelseat, pas shkëputjes së kontratës me marrëveshje të dyanshme. 

Kështu është bërë e ditur të mërkurën nga “blutë” e Londrës. 

31-vjeçari që luan në krah, ishte njëri prej lojtarëve që përfitonte më së shumti në klub, por nuk ka qenë i pëlqyer nga trajnerët e Chelseat prej verës së vitit 2024. 

Sterlingu i kishte edhe 18 muaj në kontratë, ndërsa përfitonte 325 mijë funte në javë. 

Sterlingu nuk e shfaqi më të mirën qëkur iu bashkua klubit nga Manchester City në vitin 2022. 

Gjatë kësaj periudhe ai ishte i huazuar edhe tek Arsenali. 

Sterling është futbollist i zhvilluar në Akademinë e Liverpoolit, ndërsa suksese të mëdha pati në “Euro 2020” me Anglinë që shkoi deri në finale. 

Ai kishte realizua tri gola në Evropian. 

Por, për Anglinë, Sterlingu nuk ka luajtur prej Kupës së Botës 2022. 

“E falënderojmë Raheemin për kontributin si futbollist i Chelseat dhe i urojmë më të mirën në karrierë”, ka shkruar ndër të tjera Chelsea të mërkurën. 

Sterling me Chelsean në total i pati 81 ndeshje të luajtura, 19 gola të shënuar e 15 asistime.

ChelseaRaheem Sterling

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions