Sporte Tjera

MKRS: Bekë Berisha s’mund të jetë kryetar i KB Prishtinës, sepse është deputet

MKRS: Bekë Berisha s’mund të jetë kryetar i KB Prishtinës, sepse është deputet

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me zgjedhjen e Bekë Berishës si Kryetar i KB Prishtinës. Bekë Berisha dje u zgjodh kryetar i klubit basketbollistik, Prishtina, shkruan Indeksonline Por, meqenëse ai ka fituar votat për të qenë deputet i Republikës së Kosovës, s’mund ta mbajë edhe

Besnik Batusha

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me zgjedhjen e Bekë Berishës si Kryetar i KB Prishtinës.

Bekë Berisha dje u zgjodh kryetar i klubit basketbollistik, Prishtina, shkruan Indeksonline

Por, meqenëse ai ka fituar votat për të qenë deputet i Republikës së Kosovës, s’mund ta mbajë edhe postin e kryetarit te klubi kosovar.

“Duke marrë parasysh se z. Berisha është deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, MKRS rikujton detyrimin e të gjitha palëve të përcaktimeve të Ligjit Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit që parasheh që zyrtari i lartë, mund të jetë anëtar i organit drejtues të OJQ-ve nga fusha e sportit, por jo menaxher/ përfaqësues i autorizuar ose anëtar i ndonjë organi menaxhues apo mbikëqyrës i personave juridikë privatë, fitimprurës sipas ligjit përkatës për shoqëritë tregtare (neni 13 i Ligjit Nr.06/L – 011) dhe bartës i funksionit drejtues (neni 14 i Ligjit Nr.06/L – 011 ), si dhe obligimin që çdo situatë e konfliktit të interesit të parandalohet e të zgjidhet brenda afatit prej 30 ditësh nga marrja e detyrës (neni 8 i Ligjit Nr.06/L – 011)”, thuhet në reagimin e MKRS-së.

Bekë BerishaDeputetPrishtina

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare