Sport Ndërkombëtar

Muriqi e shënon golin e dhjetë të edicionit

Muriqi e shënon golin e dhjetë të edicionit

Vedat Muriqi e ka nisur vitin me gol, por që nuk ishte i mjaftueshëm për Mallorcan. Të dielën mbrëma, Mallorca pësoi 2:1 në shtëpi nga Girona. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 18-të të La Ligas. Mallorca ishte pa humbje në katër ndeshjet e kaluara në kampionatin spanjoll. Por të dielën mbrëma Girona

Besnik Batusha

Vedat Muriqi e ka nisur vitin me gol, por që nuk ishte i mjaftueshëm për Mallorcan.  

Të dielën mbrëma, Mallorca pësoi 2:1 në shtëpi nga Girona.

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 18-të të La Ligas. Mallorca  ishte pa humbje në katër ndeshjet e kaluara në kampionatin spanjoll. 

Por të dielën mbrëma Girona mori pikët e vlefshme.

Muriqi në fund të ndeshjes nxori penallti, të cilën e shndërroi në gol në minutën e 91-të për 2:1. Shifrat nuk ndryshuan më, me gjithë përpjekjet e Mallorcas.

Muriqi tani i ka dhjetë gola këtë edicion.

Viktor Tsygankov shënoi për 1:0 në të mirë të Gironas në minutën e 25-të. Golin e dytë e realizoi Vladyslav Vanat në minutën e 63-të. Ai realizoi nga penalltia.

Muriqi e kompletoi ndeshjen.

Mallorca mbetet në zonën e rrezikshme. I ka 18 pikë në vendin e 15-të. 18 pikë tani i ka edhe Girona në vendin e 16-të të La Ligas

MallorcaMuriqi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions