Sport Ndërkombëtar

Supergol nga Yamali në fitoren bindëse të Barçës

Supergol nga Yamali në fitoren bindëse të Barçës

Lamine Yamal ka shënuar supergol të dielën në fitoren bindëse të Barcelonës. Barça e mposhti bindshëm 3:0 në shtëpi Real Oviedon në kuadër të javës së 21-të të La Ligas. Gjiganti katalunjas të tre golat i shënoi në pjesën e dytë. Dani Olmo e hapi serinë e golave në minutën e 52-të. Pesë minuta më pas,

Besnik Batusha

Lamine Yamal ka shënuar supergol të dielën në fitoren bindëse të Barcelonës. 

Barça e mposhti bindshëm 3:0 në shtëpi Real Oviedon në kuadër të javës së 21-të të La Ligas. 
Gjiganti katalunjas të tre golat i shënoi në pjesën e dytë. 

Dani Olmo e hapi serinë e golave në minutën e 52-të. Pesë minuta më pas, Raphinha, e shënoi golin e dytë. 

Yamal me asistim të Olmos shënoi gol shumë të bukur për 3:0 në minutën e 73-të. 

Barça vazhdon të jetë lidere me 52 pikë. Real Madridi ka një pikë më pak në vendin e dytë. 
Oviedo mbetet në pozitën e fundit me vetëm 13 pikë. Rrezikon seriozisht largimin nga elita.

BarcelonaYamali

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions