Sport Ndërkombëtar

Te Mallorca flasin për të ardhmen e Muriqit

Te Mallorca flasin për të ardhmen e Muriqit

Drejtori ekzekutiv i Mallorcas, Alfonso Diaz, ka folur për të ardhmen e sulmuesit Vedat Muriqi. Ai ka thënë se askush në klub nuk e ka marrë në konsideratë largimin e sulmuesit të Kosovës. Të mërkurën ka pasur shkrime në mediat turke se Muriqi pritet t’i bashkohet Fenebahçes. Por Diaz insiston se Muriqi është i rëndësishëm

Besnik Batusha

Drejtori ekzekutiv i Mallorcas, Alfonso Diaz, ka folur për të ardhmen e sulmuesit Vedat Muriqi. Ai ka thënë se askush në klub nuk e ka marrë në konsideratë largimin e sulmuesit të Kosovës.

Të mërkurën ka pasur shkrime në mediat turke se Muriqi pritet t’i bashkohet Fenebahçes.

Por Diaz insiston se Muriqi është i rëndësishëm për ekipin spanjoll.

“Deri më sot nuk ka absolutisht asgjë në lidhje me këtë. Muriqi tashmë e di se çfarë do të thotë për këtë klub. Ai është lider në fushë dhe jashtë saj, është golashënuesi më i mirë, na jep shumë dhe duhet të qëndrojë me ekipin”, ka thënë Diaz, shkruan “Ultima Hora”.

Muriqi me Mallorcan ka kontratë deri në qershor të vitit 2029.

31-vjeçari këtë edicion në La Liga ka shënuar 14 gola.

MallorcaMuriqi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions