Sport Ndërkombëtar

Tensione te skuadra e Muriqit, tifozët protestojnë për rezultatet e zbehta

Tensione te skuadra e Muriqit, tifozët protestojnë për rezultatet e zbehta

Tifozët e Mallorcas po i përjetojnë rëndë rezultatet negative të skuadrës. Mallorca të dielën pësoi tjetër humbje në La Liga dhe po rrëshqet drejt zonës së rrezikshme. Disa tifozë të dielën shkuan në stadiumin e skuadrës dhe shprehën pakënaqësinë. Kur skuadra arriti nga udhëtimi te Rayo Vallecano, tifozët bënë thirrje kunr shefit të biznesit të

Besnik Batusha

Tifozët e Mallorcas po i përjetojnë rëndë rezultatet negative të skuadrës.

Mallorca të dielën pësoi tjetër humbje në La Liga dhe po rrëshqet drejt zonës së rrezikshme.

Disa tifozë të dielën shkuan në stadiumin e skuadrës dhe shprehën pakënaqësinë.

Kur skuadra arriti nga udhëtimi te Rayo Vallecano, tifozët bënë thirrje kunr shefit të biznesit të klubit, Alfonso Diaz dhe drejtorit sportiv, Pablo Ortells.

Tifozët kanë kërkuar dorëheqjen e bordit. Më pas tifozët kanë pritur që lojtarët të largohen me veturat e tyre nga stadiumi.

Momenti më i tensionuar ishte kur Johan Mojica po largohej nga stadiumit. Disa tifozë u grumbulluan rreth tij dhe kërkuan sqarime. Por situata megjithatë nuk eskaloi, ndonëse diskutimet ishin të zëshme.

Tifozët e Mallorcas me shumë gjasë janë të kënaqur vetëm me Vedat Muriqin. Kosovari i ka shënuar plot 11 gola, por prej të cilëve nuk ka përfituar shumë skuadra.

Këtë e përmendi edhe trajneri i Mallorcas të dielën pas humbjes 2:1 nga Rayo Vallecano.

VIDEO:

MallorcaMuriqi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions