Sport Ndërkombëtar

Xhaka në formacionin më të mirë të pjesës së deritashme të edicionit

Xhaka në formacionin më të mirë të pjesës së deritashme të edicionit

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Premier League, Alan Shearer, ka zgjedhur formacionin më të mirë të pjesës së deritashme të edicionit 2025/2026 në kampionatin elitar të Anglisë. Në formacionin e Shearerit të publikuar në faqen zyrtare të Premier Leagues, vend ka zënë edhe kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka. Shearer ka arsyetuar vendimin

Besnik Batusha

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Premier League, Alan Shearer, ka  zgjedhur formacionin më të mirë të pjesës së deritashme të edicionit 2025/2026 në kampionatin elitar të Anglisë.

Në formacionin e Shearerit të publikuar në faqen zyrtare të Premier Leagues, vend ka zënë edhe kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka.

Shearer ka arsyetuar vendimin e tij duke e përshkruar Xhakën si lider brenda dhe jashtë fushës.

“Aftësia e tij me top ka qenë e mrekullueshme, ashtu si edhe cilësitë e tij prej lideri brenda dhe jashtë fushës”, ka komentuar Shearer.

Në mesfushë janë përzgjedhur edhe Declan Rice i Arsenalit dhe Moises Caicedo i Chelseat.

Sulmit i prin Erlind Haaland i Manchester Cityt, i përkrahur nga Phil Foden i Cityt dhe Morgan Rogers i Aston Villas.

Mbrojtja përbëhet nga Jurrien Timber, Marc Guehi, Gabriel dhe Marc Cucurella.

Në portë është përzgjedhur Robin Roefs.

Xhaka 33-vjeçar iu bashkua Sunderlandit nga Bayer Leverkuseni në korrik të vitit të kaluar për 15 milionë euro.

Ai u bë shpejtë lider i Sunderlandit. Ka kontribuar me një gol dhe pesë asistime në 21 ndeshje në Premier League.

Shumë njohës e kanë vlerësuar transferimin më të mirë të verës së kaluar në Premier League.

SunderlandXhaka

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions