Sport Ndërkombëtar

Zyrtare, Besfort Zeneli i bashkohet kampionit të Belgjikës

Zyrtare, Besfort Zeneli i bashkohet kampionit të Belgjikës

Besfort Zeneli e ka kompletuar transferimin te kampioni i Belgjikës, Royale Union Saint-Gilloise. Zeneli i është bashkuar Royal Unionit nga klubi suedez, Elfsborg. Royal Unioni ka paguar afro 4 milionë euro për kartonin e Zenelit. Mesfushori 23-vjeçar me Royal Unionin ka nënshkruar kontratë katërvjeçare. Zeneli do të veshë fanellën me numër 23 tek Unioni. “Pas

Besnik Batusha

Besfort Zeneli e ka kompletuar transferimin te kampioni i Belgjikës, Royale Union Saint-Gilloise.

Zeneli i është bashkuar Royal Unionit nga klubi suedez, Elfsborg.

Royal Unioni ka paguar afro 4 milionë euro për kartonin e Zenelit. Mesfushori 23-vjeçar me Royal Unionin ka nënshkruar kontratë katërvjeçare. Zeneli do të veshë fanellën me numër 23 tek Unioni.

“Pas bisedës sime të parë me drejtuesit e Unionit, menjëherë e telefonova menaxherin tim për t’i thënë se doja t’i bashkohesha këtij klubi. Është një klub familjar në nivelin më të lartë”, ka thënë Zeneli për faqen zyrtare të klubit.

Zeneli është zhvilluar si futbollist tek Elfsborgu.

Pjesë e skuadrës së parë ishte nga viti 2022, ku regjistroi 93 ndeshje, duke kontribuar me pesë gola dhe 15 asistime.

Besforti është vëllai i vogël i Arbër Zenelit. Ai ishte pjesë e Kosovës U21, ndërsa më pas vendosi të luajë për Suedinë.

Besfort ZeneliRoyal Unioni

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions