Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Emir Sahiti huazohet te Maccabi

Zyrtare: Emir Sahiti huazohet te Maccabi

Sulmuesi Emir Sahiti e ka kompletuar huazimin te skuadra izraelite Maccabi Tel Aviv nga klubin gjerman Hamburg. Përfaqësuesi kosovar nuk ishte në planet e skuadrës gjermane kësisoj ka gjetur klub të ri, të cilët e kanë huazuar me opsion blerje. “Emir Sahiti i bashkohet Maccabi nga Hamburg pasi marrëveshja mes dy klubeve u arrit për

Besnik Batusha

Sulmuesi Emir Sahiti e ka kompletuar huazimin te skuadra izraelite Maccabi Tel Aviv nga klubin gjerman Hamburg.

Përfaqësuesi kosovar nuk ishte në planet e skuadrës gjermane kësisoj ka gjetur klub të ri, të cilët e kanë huazuar me opsion blerje.

“Emir Sahiti i bashkohet Maccabi nga Hamburg pasi marrëveshja mes dy klubeve u arrit për huazimin e 27-vjeçarit deri në fundin e sezonit 2025/26, me opsion blerje”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Sahiti që ka shënuar tre gola në fanellën e Hamburgut deklaroi se mezi pret të luajë para tifozëve izraelitë.

“Jam shumë i lumtur dhe emocionuar që i bashkohem Maccabi Tel Aviv, klub me histori të pastër dhe tifozë të devotshëm. Nga bisedat e para, e ndjeva vizionin e klubit dhe e dija që ishte hapi i duhur”.

שחקן ההתקפה החדש שלנו: אמיר סהיטי הצטרף למכבי ✍️

כל הפרטים באתר ובאפליקציה >> https://t.co/YGOwZujNmE pic.twitter.com/a6nNwYzc5C

— Maccabi Tel Aviv FC (@MaccabiTLVFC) January 30, 2026

“Jam i uritur, motivuar dhe gati që të jap gjithçka, ta ndihmoj skuadrën të fitojë trofe dhe t’i sjellë krenari tifozëve. Mezi pres ta ndjej atmosferën në Bloomfield Stadium”, deklaroi ai.

Emir SahitiMaccabi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions