Barcelona mposht Albaceten dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Barcelona mposht Albaceten dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Barcelona ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit pas fitores me rezultat 2-1 në transfertë ndaj Albacetes. Që nga minutat e para, katalanasit imponuan ritmin e tyre, duke krijuar raste të pastra shënimi dhe duke mbajtur nën presion mbrojtjen vendase. Marcus Rashford paralajmëroi që herët me një goditje të rrezikshme, ndërsa loja u

Besnik Batusha

Barcelona ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit pas fitores me rezultat 2-1 në transfertë ndaj Albacetes.

Që nga minutat e para, katalanasit imponuan ritmin e tyre, duke krijuar raste të pastra shënimi dhe duke mbajtur nën presion mbrojtjen vendase.

Marcus Rashford paralajmëroi që herët me një goditje të rrezikshme, ndërsa loja u bë më e fortë fizikisht, me disa kartonë të verdhë dhe ndërprerje për shkak dëmtimesh.

Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 39-të, kur Lamine Yamal finalizoi një aksion të shkëlqyer të ndërtuar me Frenkie de Jong, duke shënuar me qetësi nga jashtë zone për t’i dhënë Barcelonës epërsinë prej 1-0.

Në pjesën e dytë, Barcelona e rriti presionin dhe arriti të shënojë edhe dy herë të tjera.

Në minutën e 56-të, Ronald Araujo realizoi golin e dytë (2-0) me kokë pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Rashford, duke e bërë pothuajse të pamundur rikthimin për Albaceten.

Vendasit u përpoqën të reagojnë, me Jefte Betancor që krijoi rrezik në disa raste dhe madje shënoi një gol që u anulua për pozicion jashtë loje në minutën e 84-të.

Këto përpjekje të vendasve u shpërblyen në minutën e 87-të kur Javi Moreno ia doli të realizojë për 2-1 dhe kjo ishte e tëra çfarë ata mund të bënin.

Barcelona ia doli të menaxhojë mirë epërsinë që kishte në dorë, duke siguruar kështu kualifikimin tutje në Kupën e Mbretit.

AlbaceteBarcelona