Sport Ndërkombëtar

Erdogan ‘sebep’ që N’Golo Kante të transferohet te Fenerbahçe

Erdogan ‘sebep’ që N’Golo Kante të transferohet te Fenerbahçe

N’Golo Kanté është zyrtarisht lojtar i Fenerbahçes. Klubi turk ka finalizuar marrëveshjen me Al-Ittihad, pas zhbllokimit të situatës në nivel të lartë politik mes Turqisë dhe Arabisë Saudite. Sipas raportimeve në mediat evropiane, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka ndërhyrë personalisht gjatë vizitës së tij zyrtare në Riad, duke ndihmuar në përmbylljen e transferimit pas

Besnik Batusha

N’Golo Kanté është zyrtarisht lojtar i Fenerbahçes.

Klubi turk ka finalizuar marrëveshjen me Al-Ittihad, pas zhbllokimit të situatës në nivel të lartë politik mes Turqisë dhe Arabisë Saudite.

Sipas raportimeve në mediat evropiane, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka ndërhyrë personalisht gjatë vizitës së tij zyrtare në Riad, duke ndihmuar në përmbylljen e transferimit pas problemeve fillestare procedurale.

Mesfushori francez, kampion bote me Francën, vjen pas një sezoni pozitiv në Arabinë Saudite, ku me Al-Ittihad ka fituar kampionatin dhe Kupën e Mbretit, duke regjistruar 4 gola dhe 4 asistime në 35 ndeshje.

ErdoganN’Golo Kante

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions