Sporte Tjera

FBK-ja reagon ashpër për sulmin ndaj gjyqtarit në ndeshjen Vëllaznimi – Prishtina

FBK-ja reagon ashpër për sulmin ndaj gjyqtarit në ndeshjen Vëllaznimi – Prishtina

Federata e Basketbollit e Kosovës ka reaguar ashpër pas incidentit të ndodhur mbrëmë në kuadër të Superligws sw Kosovës, duke dënuar sulmin fizik ndaj gjyqtarit Erzen Haxhani gjatë ndeshjes mes KB Vëllaznimi dhe KB Sigal Prishtina në palestrën “Shani Nushi”. Sipas komunikatës, sulmi i kryer nga zyrtari i KB Vëllaznimi, Jeton Bakalli, cilësohet si akt

Besnik Batusha

Federata e Basketbollit e Kosovës ka reaguar ashpër pas incidentit të ndodhur mbrëmë në kuadër të Superligws sw Kosovës, duke dënuar sulmin fizik ndaj gjyqtarit Erzen Haxhani gjatë ndeshjes mes KB Vëllaznimi dhe KB Sigal Prishtina në palestrën “Shani Nushi”.

Sipas komunikatës, sulmi i kryer nga zyrtari i KB Vëllaznimi, Jeton Bakalli, cilësohet si akt i rëndë dhune, i papranueshëm për sportin dhe për çdo standard institucional.

Federata thekson se ky veprim përbën shkelje serioze të rendit sportiv dhe cenim të integritetit të garës.

FBK ka ritheksuar politikën e saj të tolerancës zero ndaj çdo forme dhune ndaj zyrtarëve të ndeshjeve, duke nënvizuar se siguria, dinjiteti dhe autoriteti i gjyqtarëve janë të panegociueshme.

Federata ka shprehur mbështetje të plotë për Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës dhe për të gjithë gjyqtarët, duke theksuar se çdo sulm ndaj tyre është sulm ndaj vetë basketbollit të Kosovës.

Rasti do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe priten masa disiplinore të rrepta ndaj individëve dhe subjekteve përgjegjëse, në përputhje me rregulloret në fuqi.

Federata kërkon përgjegjësi të plotë nga klubet për sjelljen e zyrtarëve të tyre, duke theksuar se organizimi i garave nuk mund të zhvillohet në kushte ku siguria e gjyqtarëve vihet në rrezik.

Në fund, FBK thekson se kush ushtron dhunë nuk ka vend në basketbollin e Kosovës dhe se pa siguri për gjyqtarët nuk mund të ketë garë të rregullt, drejtësi sportive dhe kampionat.

FBKPrishtinaVellaznimi

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare