Sporte Tjera

Gjykata e liron nga akuza për dhunë në familje Akil Gjakovën

Gjykata e liron nga akuza për dhunë në familje Akil Gjakovën

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj xhudistit Akil Gjakovës, i akuzuar për dhunë në familje në vitin 2024, ka bërë të ditur gjykata përmes një njoftimi. “Pas shqyrtimit gjyqësor, gjykata e liroi nga aktakuza të pandehurin A.Gj., në kuptim të nenit 363, paragrafi 1, nën paragrafi 1.3 të Kodit të Procedurës Penale

Besnik Batusha

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj xhudistit Akil Gjakovës, i akuzuar për dhunë në familje në vitin 2024, ka bërë të ditur gjykata përmes një njoftimi. 

“Pas shqyrtimit gjyqësor, gjykata e liroi nga aktakuza të pandehurin A.Gj., në kuptim të nenit 363, paragrafi 1, nën paragrafi 1.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK). Shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të mjeteve buxhetore të kësaj gjykate, ndërsa e dëmtuara S.M. udhëzohet që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në procedurë kontestimore civile”, thuhet në njoftim.

Xhudisti Gjakova ishte dorëzuar në prill 2024 në Polici pasi ishte shpallur në kërkim si i akuzuar nga bashkëshortja e tij për dhunë në familje. Ajo pati pretenduar se ka përjetuar edhe dhunë psikike. 

Akil Gjakova

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare