Sport Ndërkombëtar

Hadërgjonaj fiton përballjen me Bardhin, shënojnë të dy

Hadërgjonaj fiton përballjen me Bardhin, shënojnë të dy

Florent Hadërgjonaj me Alanyasporin e ka fituar përballjen ndaj Enis Bardhit të Konyasporit. Hadërgjonaj shënoi gol për Alanyasporin. Gol shënoi edhe Bardhi për Konyasporin. Alanyaspori të shtunën e mposhti në shtëpi 2:1 Konyasporin në kuadër të xhiros së 22-të të Superligës së Turqisë. Mbrojtësi i Kosovës, Hadërgjonaj, shënoi për 2:0 në minutën e 80-të. Ai

Besnik Batusha

Florent Hadërgjonaj me Alanyasporin e ka fituar përballjen ndaj Enis Bardhit të Konyasporit. 

Hadërgjonaj shënoi gol për Alanyasporin. Gol shënoi edhe Bardhi për Konyasporin. 

Alanyaspori të shtunën e mposhti në shtëpi 2:1 Konyasporin në kuadër të xhiros së 22-të të Superligës së Turqisë. 

Mbrojtësi i Kosovës, Hadërgjonaj, shënoi për 2:0 në minutën e 80-të. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.

Tre minuta më pas, kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Bardhi, shënoi supergol nga goditja e dënimit për ta ngushtuar rezultatin në 2:1. Por në fund goli i mesfushorit nuk mjaftoi për t’ia rrezikuar fitoren vendësve.

Mbrojtësi i krahut, Hadërgjonaj, e kompletoi ndeshjen tek Alanyaspori. Ndeshjen e kompletoi edhe bashkëlojtari i Hadërgjonajt, Fidan Aliti. 

Ndërsa Bardhi te Konyaspori u paraqit nga minuta e 65-të. 

31-vjeçari Hadërgjonaj këtë edicion në të gjitha garat ka gjashtë gola dhe pesë asistime. 

Ndërkohë 30-vjeçari Bardhi ka kontribuar me pesë gola dhe dy asistime.

AlanyasporHadërgjonaj

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions