Sport Ndërkombëtar

Muriq me Sassuolon fitojnë me përmbysje të rezultatit

Muriq me Sassuolon fitojnë me përmbysje të rezultatit

Arijanet Muriq me Sassuolon të dielën kanë fituar ndaj Udineses me përmbysje të rezultatit 2:1. Sassuolo u kthye te fitorja pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Interi. Ndeshja ndërmjet Udineses dhe Sassuolos i takoi javës së 25-të të Serie A. Udinese e mbylli pjesën e parë në epërsi me golin që e

Besnik Batusha

Arijanet Muriq me Sassuolon të dielën kanë fituar ndaj Udineses me përmbysje të rezultatit 2:1.

Sassuolo u kthye te fitorja pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Interi.

Ndeshja ndërmjet Udineses dhe Sassuolos i takoi javës së 25-të të Serie A.

Udinese e mbylli pjesën e parë në epërsi me golin që e shënoi mbrojtësi francez, Oumar Solet, në minutën e dhjetë.

Sassuolo shënoi dy gola brenda dy minutave në pjesën e dytë për fitoren shumë të rëndësishme.

Fillimisht Armand Lauriente në minutën e 56-të i barazoi shifrat në 1:1. Dy minuta më pas, Andrea Pinamonti, e realizoi golin e fitores. Pinamonti asistoi edhe te goli i parë.

Portieri i Kosovës, Muriq, kishte paraqitje solide ndaj Udineses.

Sassuolo dhe Udinese kanë nga 32 pikë dhe renditen në mesin e tabelës.

MuriqSassuolo

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions