Sport Ndërkombëtar

Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

Milot Rashica ka qenë vendimtar me asistimin që e bëri të dielën mbrëma për Beshiktashin. Beshiktashi, me asistimin e Rashicës në minutën e 96-të, i siguroi pikët e plota pasi fitoi 3:2 në udhëtim te Bashakshehiri. Rashica në lojë hyri në minutën e 34-t, ndërsa dha asistim të përkryer në minutën e gjashtë të kohës

Besnik Batusha

Milot Rashica ka qenë vendimtar me asistimin që e bëri të dielën mbrëma për Beshiktashin. 

Beshiktashi, me asistimin e Rashicës në minutën e 96-të, i siguroi pikët e plota pasi fitoi 3:2 në udhëtim te Bashakshehiri. 

Rashica në lojë hyri në minutën e 34-t, ndërsa dha asistim të përkryer në minutën e gjashtë të kohës shtesë. Ishte asistimi i tretë i edicionit në Superligën e Turqisë, ndërsa e ka edhe një gol të shënuar. 

Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 22-të. 

Kristjan Asllani luajti te Beshiktashi deri në minutën e 74-t.  Beshiktashi me fitore forcohet në vendin e pestë me 40 pikë.

MUSTAFA HEKIMOGLU (18 ANS) OFFRE LA VICTOIRE À BEŞİKTAŞ DANS LES DERNIÈRES MINUTES ! 🇹🇷🔥pic.twitter.com/UR6NufGAOF

— Joueurs Turcs🇹🇷 (@JoueursTR) February 15, 2026
BeshiktashMilot Rashica

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions