Sport Ndërkombëtar

Ron Raçi sërish në formacionin e javës në Kroaci

Ron Raçi sërish në formacionin e javës në Kroaci

Mbrojtësi i Hajdukut të Splitit, Ron Raçi, për herë të dytë radhazi është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Kroaci. Formacioni më i mirë i xhiros së 23-të është përzgjedhur të hënën nga faqja “supersporthnl”. Mbrojtësi i qendrës edhe xhiron e kaluar zuri vend në njëmbëdhjetëshin më të mirë të kampionatit kroat.

Besnik Batusha

Mbrojtësi i Hajdukut të Splitit, Ron Raçi, për herë të dytë radhazi është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Kroaci.

Formacioni më i mirë i xhiros së 23-të është përzgjedhur të hënën nga faqja “supersporthnl”.

Mbrojtësi i qendrës edhe xhiron e kaluar zuri vend në njëmbëdhjetëshin më të mirë të kampionatit kroat.

Raçi bëri paraqitje shumë pozitive në derbin që Hajduku e fitoi të dielën ndaj Rijekës me rezultatin 1:0.

Mbrojtësi kosovar u vlerësua me notën 8.4.

Në total për Raçin ishte paraqitja e 15-të këtë edicion në të gjitha garat.

HajdukKroaciRon Raçi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions