Sport Ndërkombëtar

Rubin Kazani nuk i shet Dakun e Shabanhaxhajn

Rubin Kazani nuk i shet Dakun e Shabanhaxhajn

Dy futbollistët shqiptarë, Mirlind Daku dhe Dardan Shabanhaxhaj, nuk do të largohen nga Rubin Kazani gjatë këtij afati kalimtar. Mediumet në Rusi kanë bërë të ditur se trajneri i ri i Rubin Kazanit, Franc Artiga, dëshiron ta ndërtojë lojën rreth Dakut dhe Shabanhaxhajt. Daku është ende në fazën e rikuperimit, ndërsa pritet shumë shpejtë të

Besnik Batusha

Dy futbollistët shqiptarë, Mirlind Daku dhe Dardan Shabanhaxhaj, nuk do të largohen nga Rubin Kazani gjatë këtij afati kalimtar.

Mediumet në Rusi kanë bërë të ditur se trajneri i ri i Rubin Kazanit, Franc Artiga, dëshiron ta ndërtojë lojën rreth Dakut dhe Shabanhaxhajt. 

Daku është ende në fazën e rikuperimit, ndërsa pritet shumë shpejtë të nisë punën me grupin e lojtarëve.

Më herët kishte raportime se Zeniti ka kthyer interesimin për Dakun. Por sulmuesi pritet të mbetet deri në fund të këtij edicioni pjesë e klubit nga Kazani.

Daku 28-vjeçar është sulmuesi kryesor i Rubinit. Ai ka shënuar nëntë gola në elitë.
Ndërkohë Shabanhaxhaj 24-vjeçar këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë në 18 ndeshje.

DakuRubin KazaniShabanhaxhaj

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions