Sport Ndërkombëtar

Tjetër super gol nga Florent Hasani në Turqi

Tjetër super gol nga Florent Hasani në Turqi

Sulmuesi Florent Hasani ka shënuar tjetër gol në kategorinë e dytë të futbollit turk. Hasani që luan për skuadrën e Amedsporit shënoi gol në përballjen ndaj Sakaryasporit. Amedspori të dielën barazoi 1:1 me Sakaryasporin në kuadër të xhiros së 25-të. Sulmuesi kosovar, Hasani, e shënoi golin e epërsisë për vendësit në minutën e 45-t. Ai

Besnik Batusha

Sulmuesi Florent Hasani ka shënuar tjetër gol në kategorinë e dytë të futbollit turk. 

Hasani që luan për skuadrën e Amedsporit shënoi gol në përballjen ndaj Sakaryasporit. 

Amedspori të dielën barazoi 1:1 me Sakaryasporin në kuadër të xhiros së 25-të. 

Sulmuesi kosovar, Hasani, e shënoi golin e epërsisë për vendësit në minutën e 45-t. Ai luajti deri në minutën e 70-të. 

Për 28-vjeçarin Hasani ishte goli i 17-të këtë edicion. Ka edhe katër asistime. 

Që prej transferimit, Hasani, ka shënuar tre gola me Amedsporin. Ai tek Amedspori u transferua muajin e kaluar nga Boluspori për 500 mijë euro. 

Në pjesën e parë të këtij edicioni, Hasani, me Bolusporin realizoi 14 gola.

Florent HasaniTurqi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions