Sport Ndërkombëtar

Barcelonës nuk i mjafton fitorja 3:0, Atletico në finale

Barcelonës nuk i mjafton fitorja 3:0, Atletico në finale

Barcelona shënoi dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër gol në pjesën e dytë. Por ekipit të drejtuar nga Hansi Fick, i duhej edhe një gol për ta dërguar në vazhdime ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Mbretit të Spanjës. Barcelona e fitoi 3:0 ndeshjen kthyese në “Camp Nou” ndaj Atletico Madridit të martën

Besnik Batusha

Barcelona shënoi dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër gol në pjesën e dytë. Por ekipit të drejtuar nga Hansi Fick, i duhej edhe një gol për ta dërguar në vazhdime ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Mbretit të Spanjës.

Barcelona e fitoi 3:0 ndeshjen kthyese në “Camp Nou” ndaj Atletico Madridit të martën mbrëma. Por është Atletico që kalon në finale falë fitores 4:0 në Madrid.

Barcelona e mbylli 2:0 pjesën e parë.

Golin e epërsisë 1:0 për Barcelonën e shënoi Marc Bernal në minutën e 29-të, kurse në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë, Raphinha shënoi nga penalltia për rezultatin 2:0 të pjesës së parë.

Barcelona shënoi golin e tretë në minutën e 72-të. Sërish realizoi talenti

Bernal për 3:0, rezultat që ishte i pamjaftueshëm për Barcelonën për të siguruar të paktën vazhdimet.

Gjysmëfinalja tjetër është ndërmjet Real Sociedadit dhe Athletic Bilbaos. Ndeshja luhet të mërkurën. Duelin e parë e fitoi Sociedadi 1:0.

AtleticoBarcelona

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions