Sport Ndërkombëtar

City “dorëzohet” në garën për titull

City “dorëzohet” në garën për titull

Manchester City ka gabuar sërish. Pas barazimit javën e shkuar me Nottinghamin, skuadra e Pep Guardiolas ka barazuar edhe me West Hamin për të mbetur prapa në garën për titull në Angli. City u ndal 1:1 si mysafir i West Ham Unitedit të shtunën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30-të. Bernardo Silva i

Besnik Batusha

Manchester City ka gabuar sërish. Pas barazimit javën e shkuar me Nottinghamin, skuadra e Pep Guardiolas ka barazuar edhe me West Hamin për të mbetur prapa në garën për titull në Angli.

City u ndal 1:1 si mysafir i West Ham Unitedit të shtunën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30-të.

Bernardo Silva i kaloi “Qytetarët” në epërsi në minutën e 31-të, katër minuta para se ish-futbollisti i Arsenalit, Konstantinos Mavropanos të barazonte gjithçka.

Me këtë barazim, City ka shkuar në 61 pikë. Tani mbetet plot 9 pikë prapa Arsenalit që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Deri në fund, City i ka edhe 8 ndeshje në dispozicion.

West Hami në anën tjetër është i 17-ti me 29 pikë dhe vazhdon të luftojë për mbijetesë.

CityWest Ham Unitedi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions