Sporte Tjera

Fitoi medaljen e artë në “Strandja”, Kurti uron Sadikun për triumfin

Fitoi medaljen e artë në “Strandja”, Kurti uron Sadikun për triumfin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar boksieren Donjeta Sadiku për fitoren e jashtëzakonshme në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Strandja 2026”, i cili u mbajt në Sofje të Bullgarisë. “Donjeta, mund kampionen e botës dhe fiton medaljen e artë botërore!”, ka shkruar Kurti në urimin e tij në Facebook. Ai po ashtu ka përshkruar rrugëtimin

Besnik Batusha

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar boksieren Donjeta Sadiku për fitoren e jashtëzakonshme në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Strandja 2026”, i cili u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

“Donjeta, mund kampionen e botës dhe fiton medaljen e artë botërore!”, ka shkruar Kurti në urimin e tij në Facebook.

Ai po ashtu ka përshkruar rrugëtimin e saj gjatë turneut, transmeton Klankosova.tv.

“Ajo shkëlqeu gjatë turneut duke shënuar disa fitore radhazi kundër boksiereve shumë cilësore nga Çekia, Ukraina dhe Egjipti. Nën udhëheqjen e trajneres Marjola Sallauka, Donjeta ka shfaqur një teknikë të përkryer dhe përgatitje të jash tëzakonshme në finale e madhe kur mundi kampionen e botës dhe gjatë të gjitha ndeshjeve.

“Strandja” njihet si turneu më i vjetër dhe ndër më prestigjiozët në boksin amator botëroe. Sivjet u mbajt edicioni i 77-të. Ky është viti i dytë me radhë që boksierja nga Kosova fitoi turneun, në gjurmët e të madhit Mehmet Bogujevci i cili e fitoi medaljen e artë në vitin 1977 po në këtë turne”, shkroi Kurti.

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare