Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

Interi është ndalur në barazim të dielën mbrëma. Interi barazoi në udhëtim ndaj Fiorentinës me rezultat 1:1, në kuadër të xhiros së 30-të të Serie A italiane. Pio Esposito në minutën e parë kaloi Interin në epërsi 1:0. Por në minutën e 77-të, Fiorentina barazoi rezultatin nëpërmjet futbollistit Cher Ndour. Interi mbetet lider me 69
Interi është ndalur në barazim të dielën mbrëma.
Interi barazoi në udhëtim ndaj Fiorentinës me rezultat 1:1, në kuadër të xhiros së 30-të të Serie A italiane.
Pio Esposito në minutën e parë kaloi Interin në epërsi 1:0. Por në minutën e 77-të, Fiorentina barazoi rezultatin nëpërmjet futbollistit Cher Ndour.
Interi mbetet lider me 69 pikë. Gjashtë më pak ka Milani në vendin e dytë, kurse Fiorentina zë vendin e 16-të me 29 pikë.



