Sport Ndërkombëtar

Ish-lojtari i Chelseat shkarkohet nga posti i trajnerit pas fitores 8:0

Ish-lojtari i Chelseat shkarkohet nga posti i trajnerit pas fitores 8:0

Ish-mbrojtësi i Chelseat, Filipe Luis, është shkarkuar nga posti i trajnerit te Flamengo, pak orë pasi klubi brazilian regjistroi fitore rekorde prej 8:0 për të arritur në finale të “Campeonato Carioca”. Luis 40-vjeçar, ka fituar trofe në çdo 14 ndeshje mesatarisht. Ai udhëhoqi Flamengon drejt shtatë trofeve gjatë 100 ndeshjeve në krye, prej se e

Besnik Batusha

Ish-mbrojtësi i Chelseat, Filipe Luis, është shkarkuar nga posti i trajnerit te Flamengo, pak orë pasi klubi brazilian regjistroi fitore rekorde prej 8:0 për të arritur në finale të “Campeonato Carioca”.

Luis 40-vjeçar, ka fituar trofe në çdo 14 ndeshje mesatarisht. Ai udhëhoqi Flamengon drejt shtatë trofeve gjatë 100 ndeshjeve në krye, prej se e zëvendësoi ish-selektorin e Brazilit, Tite, në shtator 2024.

Flamengo i humbi dy finale rresht në vitin 2026. U rendit i dyti në Superkupë të Brazilit dhe në “Recopa Sudamericana” në muajin e kaluar.

Pak orë pas fitores 8:0 ndaj Madureiras, të hënën, klubi lëshoi njoftim të shkurtër ku bëhej i ditur shkarkimi i trajnerit Luis. Flamengo me rezultatin e përgjithshëm 11:0 u kualifikua në finale të kampionatit “Carioca”. Do të përballet me Fluminensen, të dielën.

Luis ka luajtur më së shumti tek Atletico Madridi. Për Brazilin i kishte 44 ndeshje e dy gola.

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions