Sport Ndërkombëtar

Raphinha shkëlqen me “hat-trick” në fitoren e Barcelonës

Raphinha shkëlqen me “hat-trick” në fitoren e Barcelonës

Braziliani Raphinha ka realizuar “hat-trick” për Barcelonën, që regjistroi fitoren e katërt rresht në La Liga të Spanjës. Barcelona mposhti 5:2 Sevillas të dielën në “Camp Nou”, në kuadër të xhiros së 28-të të La Ligas. Raphinha shënoi dy gola në pjesën e parë. Golin e minutë ssë nëntë dhe të 21-të, braziliani i shënoi nga

Besnik Batusha

Braziliani Raphinha ka realizuar “hat-trick” për Barcelonën, që regjistroi fitoren e katërt rresht në La Liga të Spanjës. 

Barcelona mposhti 5:2 Sevillas të dielën në “Camp Nou”, në kuadër të xhiros së 28-të të La Ligas. 

Raphinha shënoi dy gola në pjesën e parë. Golin e minutë ssë nëntë dhe të 21-të, braziliani i shënoi nga penalltia.

Dani Olmo realizoi për 3:0 në minutën e 38-të, ndërsa Oso shënoi gol të bukur për mysafirët në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. 

Raphinha “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 51-të me gjuajtje të saktë.

Golin për 5:1 e shënoi Joao Cancelo në minutën e 60-të.

Sevilla shënoi edhe një gol në fund të ndeshjes. Golin e dytë për mysafirët e shënoi në minutën e 92-të, Dijbril Sow.

Barcelona është forcuar në vendin e parë me 70 pikë.
Sevilla ka 31 pikë.

BarcelonaRaphinha

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions