Sport Ndërkombëtar

Arrestohet ish-kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini

Arrestohet ish-kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini

Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini, është arrestuar të enjten. Sipas raportimeve, Sejdini dyshohet për shpërdorimin e 700 mijë eurove, të cilat UEFA i pati ndarë për ndërtimi e një tribune në një stadium në Ohër. “Zyrtarë policorë nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë dhe

Besnik Batusha

Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini, është arrestuar të enjten.

Sipas raportimeve, Sejdini dyshohet për shpërdorimin e 700 mijë eurove, të cilat UEFA i pati ndarë për ndërtimi e një tribune në një stadium në Ohër.

“Zyrtarë policorë nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë dhe Departamenti i Policisë Kriminalistike, në koordinim me Prokuroria Themelore Publike Shkup, e kanë privuar nga liria M.S., për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale – përvetësim dhe keqpërdorim”, kanë thënë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Sejdini e mori drejtimin e FFM-së në vitin 2018. Nën të, Maqedonia e Veriut e arriti suksesin më të madh në histori duke u kualifikuar në Euro 2020.

Ai u largua nga posti në vitin 2024, pasi i përfundoi mandati.

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions