Sport Ndërkombëtar

Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

Barcelona dhe klubet e tjera të mëdha evropiane tani e dinë se sa duhet të paguajnë për transferimin e Fisnik Asllanit të Hoffenheimit. “Pengesa më e madhe është financiare. Hoffenheimi, i vetëdijshëm për formën aktuale të lojtarit dhe interesimin, ka rritur kërkesat. Te klubi gjerman nuk parashikojnë largimin e tij për më pak se 50

Besnik Batusha

Barcelona dhe klubet e tjera të mëdha evropiane tani e dinë se sa duhet të paguajnë për transferimin e Fisnik Asllanit të Hoffenheimit.

“Pengesa më e madhe është financiare. Hoffenheimi, i vetëdijshëm për formën aktuale të lojtarit dhe interesimin, ka rritur kërkesat. Te klubi gjerman nuk parashikojnë largimin e tij për më pak se 50 milionë euro, një shifër shumë më e lartë se ajo që Barcelona kishte planifikuar të investonte. Te Barcelona po punonin për t’i shpenzuar 30 milionë euro. Por Hoffenheimi nuk e ka ndërmend ta shesë më pak se 50 milionë euro”, shkruan “Fichajes” të martën.

Për Asllanin ka shumë interesim pas shkëlqimit me Hoffenheimin dhe me fanellën e Kosovës.

23-vjeçari ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me pesë asistime në Bundesligë.

Me Hoffenheimin ka kontratë deri në vitin 2029.

Fisnik AsllaniHoffenheimi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions