Sporte Tjera

Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

Boksierja e kategorisë deri në 60 kilogramë, Donjeta Sadiku dhe boksieri i kategorisë deri në 65 kilogramë, Shpëtim Bajoku, do ta përfaqësojnë Kosovën në turneun që mbahet në Brazil nga 19 deri më 27 prill. Për turneun në Brazil, ekipi i Kosovës ka udhëtuar të mërkurën. “Gjatë periudhës 8–18 prill, ekipi do të zhvillojë përgatitje

Besnik Batusha

Boksierja e kategorisë deri në 60 kilogramë, Donjeta Sadiku dhe boksieri i kategorisë deri në 65 kilogramë, Shpëtim Bajoku, do ta përfaqësojnë Kosovën në turneun që mbahet në Brazil nga 19 deri më 27 prill.

Për turneun në Brazil, ekipi i Kosovës ka udhëtuar të mërkurën.

“Gjatë periudhës 8–18 prill, ekipi do të zhvillojë përgatitje intensive në këtë kamp ndërkombëtar, të cilat konsiderohen tejet të rëndësishme në prag të një prej ngjarjeve më të mëdha të boksit ndërkombëtar. Ky turne ka rëndësi të veçantë pasi pikët e fituara vlejnë për kualifikimin në Lojërat Olimpike ‘Los Angeles 2028”, shkruan Federata e Boksit e Kosovës të mërkurën.

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare