Sport Ndërkombëtar

Rrahmani kthehet pas një kohe të gjatë, Napoli fiton bindshëm

Rrahmani kthehet pas një kohe të gjatë, Napoli fiton bindshëm

Amir Rrahmani është kthyer te Napoli në formacionin titullar pas një kohe të gjatë. Dhe me kthimin e kapitenit të Kosovës në formacion, Napoli ka fituar bindshëm po ashtu. Napoli të premten mbrëma e mposhti 4:0 Cremonesen, kurse Rrahmani luajti titullar për herë të parë që prej 15 shkurtit, kur u lëndua në barazimin 2:2

Besnik Batusha

Amir Rrahmani është kthyer te Napoli në formacionin titullar pas një kohe të gjatë. Dhe me kthimin e kapitenit të Kosovës në formacion, Napoli ka fituar bindshëm po ashtu. 

Napoli të premten mbrëma e mposhti 4:0 Cremonesen, kurse Rrahmani luajti titullar për herë të parë që prej 15 shkurtit, kur u lëndua në barazimin 2:2 ndaj Romës. 

Mungoi në shtatë ndeshje shkaku i lëndimit muskulor, ndërsa në fundjavën e kaluar ishte në bankën rezervë në humbjen 2:0 nga Lazio. 

Scott McTominay, Rasmus Hojlund, Kevin De Bruyne dhe Alisson Santos i shënuan golat e fitores së thellë. 

Napoli forcohet në vendin e dytë me 69 pikë. 

Cremonese në garë për mbijetesë, i ka 28 pikë në vendin e 17-të.

NapoliRrahmani

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions