Sport Ndërkombëtar

Arsenali në finale të Championsit pas 20 vjetësh

Arsenali në finale të Championsit pas 20 vjetësh

Arsenali është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve. Skuadra londineze fitoi 1:0 ndaj Atletico Madridit të martën mbrëma në “Emirates”, për vend në finalen që luhet më 30 maj në “Pushkash Arena” në Budapest. Skuadra e Mikel Artetas kaloi në finale me rezultatin e përgjithshëm 2:1. Ndeshja në “Metropolitano” të Madridit kishte përfunduar 1:1,

Besnik Batusha

Arsenali është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve.

Skuadra londineze fitoi 1:0 ndaj Atletico Madridit të martën mbrëma në “Emirates”, për vend në finalen që luhet më 30 maj në “Pushkash Arena” në Budapest.

Skuadra e Mikel Artetas kaloi në finale me rezultatin e përgjithshëm 2:1. Ndeshja në “Metropolitano” të Madridit kishte përfunduar 1:1, ndërsa të martën mbrëma dallimin e bëri goli i Bukayo Sakas në minutën e fundit të pjesës së parë.

Pjesa e parë ishte goxha e zbehtë, por skuadra londineze shënoi në moment shumë të mirë për të hapur rrugën drejt finales së madhe.

Pjesa e dytë ishte më e zjarrtë. Që në nismë rrezikoi Giuliano Simeone i Atleticos, ndërsa më pas rast të mirë lëshoi edhe Viktor Gyokeres i Arsenalit. U krijuan edhe raste të tjera, në të dy anët e fushës, por që mbetën pa konkretizim.

Dhe Arsenali kthehet pas plot 20 vjetësh në finalen e Ligës së Kampionëve. Finalen e vitit 2006 e kishte humbur 2:1 nga Barcelona. Arsenali vetëm për herë të dytë ka arritur në finalen evropiane.

Skuadra e Mikel Artetas është në moment shumë të mirë, ndërsa mund ta përfundoi edicionin me dy trofe të mëdhenj. Të hënë Manchester City luajti 3:3 me Evertonin dhe kjo bën që Arsenali të jetë në pozitë shumë të mirë edhe në garën për titull të kampionit të Anglisë. Dhe, ndoshta si kampion i Anglisë do ta kërkojë titullin e Evropës në fund të muajit.

Në finale, Arsenali takohet me PSG-në apo Bayernin. Ndeshjen e parë e fitoi PSG-ja me rezultatin 5:4, kurse ndeshja e kthimit e kësaj gjysmëfinaleje është të mërkurën mbrëma në Munih.

Arsenali

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions