Sport Ndërkombëtar

Juve ngjitet në vendin e tretë, 7 minuta për Zhegrovën

Juve ngjitet në vendin e tretë, 7 minuta për Zhegrovën

Juventusi ka mposhtur Leccen 1:0 për t’u ngjitur në pozitën e tretë në Serie A. “Zonja e Vjetër” ka mbërritur në kuotën e 68 pikëve pas fitores e realizuar të shtunën falë golit të Dushan Vlahoviqit në minutën e parë. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 36-të. Juve e kaloi Milanin që ngeli i

Besnik Batusha

Juventusi ka mposhtur Leccen 1:0 për t’u ngjitur në pozitën e tretë në Serie A.

“Zonja e Vjetër” ka mbërritur në kuotën e 68 pikëve pas fitores e realizuar të shtunën falë golit të Dushan Vlahoviqit në minutën e parë.  Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 36-të.

Juve e kaloi Milanin që ngeli i katërti me një pikë më pak, por po ashtu me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Edhe një herë, ylli i Kosovës Edon Zhegrova u paraqit krejt në fund. Ai zëvendësoi Francisco Conceicaon në minutën e 83-të.

Te Lecce u paraqit për 90 minuta Ylber Ramadani. Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund, Lecce është e 17-ta në tabelë me katër pikë më shumë se Cremonense që po vazhdon luftën për mbijetesë.

JuveZhegrova

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions