Sport Ndërkombëtar

Mallorcas s’i mjafton sezoni fantastik i Muriqit, bie nga La Liga

Mallorcas s’i mjafton sezoni fantastik i Muriqit, bie nga La Liga

Vedat Muriqi me Mallorcan nuk kanë arritur ta sigurojnë mbijetesë në elitën spanjolle. Mallorcas nuk i mjaftoi fitorja 3:0 ndaj Real Oviedos të shtunën mbrëma në xhiron e fundit. Mallorca edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. Mallorca e përfundon kampionatin në vendin e 18-të me 42 pikë.

Besnik Batusha

Vedat Muriqi me Mallorcan nuk kanë arritur ta sigurojnë mbijetesë në elitën spanjolle.

Mallorcas nuk i mjaftoi fitorja 3:0 ndaj Real Oviedos të shtunën mbrëma në xhiron e fundit. Mallorca edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

Mallorca e përfundon kampionatin në vendin e 18-të me 42 pikë.

Muriqi e shënoi golin e tretë në minutën e 88-të në fitoren ndaj Oviedos.

Sulmuesi i Kosovës e përfundon kampionatin si golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga me 23 gola. Muriqi ka bërë një edicion shumë të mirë por forma e tij nuk mjaftoi që Mallorca ta siguronte mbijetesën.

32-vjeçari Muriqi krahas 23 golave ka kontribuar edhe me një asistim. Vetëm Kylian Mbappe pati gola më shumë.

Bashkë me Mallorcan, ra edhe Girona. Oviedo e kishte prerë biletën për në kategorinë e dytë spanjolle më herët.

MallorcaVedat Muriqi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions